EMPLOYMENT LAW ALBANIA
PËR PUNËDHËNËSIT
- Njohje dhe përditësim me legjislacionin e punës.
- Përgatitje dhe këshillim për politikat, procedurat dhe rregulloret e brendshme.
- Këshillim i posaçëm për shëndetin dhe sigurinë në punë, si një mjet parandalues dhe mbrojtës për të shmangur rreziqet nga aksidentet në punë dhe si kërkesë e domosdoshme ligjore në zbatim të legjislacionit përkatës.
- Përgatitje dhe këshillim për kontratat individuale të punës, marrëveshjet e konfidencialitetit, marrëveshjet e ndalimit të konkurrencës etj.
- Këshillim i posaçëm në rastet e riorganizimit, shkurtimit të stafit, ristrukturimit, si dhe informim për hapat ligjorë që duhen ndjekur.
- Këshillim ligjor gjatë konflikteve që mund të lindin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, përfaqësim ligjor në gjykatë kur këto konflikte nuk mund të zgjidhen me mirëkuptim.
- Sesione trajnimi dhe informimi për Kodin e Punës dhe ligje të tjera që rregullojnë marrëdhëniet në punë, përgatitje broshurash informuese, sipas kërkesave të posaçme të kompanive.
PËR PUNËMARRËSIT
- Njohje dhe këshillim të posaçëm me ligjet përkatëse që rregullojnë marrëdhëniet e punësimit.
- Këshillim në lidhje me kontratën e punësimit dhe elementet thelbësore që duhet të përmbajë ajo.
- Këshillim në raste të konflikteve që mund të lindin gjatë zbatimit të kontratës së punësimit
- Këshillim në lidhje me të drejtat që ju takojnë sipas ligjit në rastet e përfundimit të marrëdhënies së punës.
- Këshillim ligjor në rastet e përfundimit të padrejtë apo për shkaqe abuzive të marrëdhënies së punësimit.
- Këshillim ligjor, i shoqëruar me hapat e duhur ligjorë, për rastet kur ndjeheni i diskriminuar apo kur të drejtat tuaja shkelen në mënyrë të padrejtë.
- Informim dhe këshillim për rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë dhe shëndetin tuaj në punë.
- Përfaqësim ligjor në të gjitha shkallët e gjykimit në rastet e përfundimit të marrëdhënieve të punës.