EMPLOYMENT LAW ALBANIA

EMPLOYMENT LAW ALBANIA
Shqip / English
KREU
SHËRBIMET
RRETH MEJE
BLOG
KONTAKT
EMPLOYMENT LAW ALBANIA
ZGJIDHJE LIGJORE PRAKTIKE DHE TË BESUESHME

Employment Law Albania ofron këshillim ligjor dhe shërbime ligjore për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me legjislacionin e punës

Ne asistojmë punëdhënësit në çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës, duke përfshirë kontratat e punës, marrëveshjet e kompensimit të drejtë në rastet e përfundimit të marrëdhënieve të punës, uljet në detyrë dhe efektet që ato kanë, riorganizimet, bashkimet, dorëheqjet, çështje që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, investigime të ndryshme të politikave dhe rregulloreve etj.

Asistojmë punëmarrësit nga oferta për punë deri te përfundimi i marrëdhënies së punës. Ofrojmë këshillim në rastet e largimeve të padrejta nga puna si dhe ndryshime të tjera që mund të ndodhin në marrëdhënien e punës, këshillim ligjor për përfundimin e saj, shpërblimet e lejuara nga ligji dhe ato që takojnë në rastet e përfundimit të padrejtë, bonuse, ngritje apo ulje në detyrë , këshillim për raste të diskriminimit dhe shkelje të të drejtave të njeriut, përfaqësime në gjykatë etj.

Ne e kuptojmë rëndësinë e trajtimit të duhur dhe me kujdes të çështjeve ligjore që kanë të bëjnë më marrëdhëniet e punës. Nëse ju jeni një punëdhënës apo punëmarrës, ne e trajtojmë me kujdes dhe profesionalizëm rastin tuaj , dhe ju ofrojmë zgjidhjet e duhura ligjore.
Ju lutem na kontaktoni!